KRYEFAQJA » LAJME » Krijohet Unionin e Bashkive dhe Komunave shqiptare
Krijohet Unionin e Bashkive dhe Komunave shqiptare

Krijohet Unionin e Bashkive dhe Komunave shqiptare

Kryetarë të bashkive të qyteteve të rajonit që drejtohen nga shqiptarë kanë rënë dakord të krijojnë Unionin e Bashkive dhe Komunave, duke synuar krijimin e një mekanizmi të përbashkë bashkëpunimi. Iniciativa është ndërmarrë nga krerët e bashkive të qyteteve më të mëdha shqiptare Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinint dhe Preshevës. “Të pestë ne së bashku i shërbejmë rreth 1/3 së popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, do të kemi bërë diçka të madhe për kombin tonë’ tha kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
Për kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, “Të tregojmë se ne mund të bashkëpunojmë e mund të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë nga pozita ku jemi sot”. Ndërsa Teuta Arifi kryetarja e Komunës së Tetovës në Maqedoni, tha se për ndryshim dhe sukses është i rëndësishëm dhe roli i femrave shqiptare. Shqipërim Arifi , Kryetar i Komunë së Preshevës, tha se “Ne kemi një potencial që mund të ndërtojmë në mënyrë shumë më të qëndrueshme dhe pa gabimet që janë bërë në të kaluarën”
Urbanistika, mjedisi, kultura, arti dhe inovacioni vlerësohet se janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.