KRYEFAQJA » LAJME » Krijuesi i “Autochthonous” nuk lejohet në “Elbasan Arena”
Krijuesi i "Autochthonous" nuk lejohet në "Elbasan Arena"

Krijuesi i “Autochthonous” nuk lejohet në “Elbasan Arena”

Ismail Morina, njeriu që ngriti dronin me flamurin me mbishkrimin “Autochthonous” tetorin e kaluar në Beograd, dhe që provokoi një stuhi në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, nuk do të lejohet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.  Sipas autoriteteve të futbollit shqiptar nëse ai do të tentojë të shkojë në stadium për derbin ballkanik mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të detyrohet ta shikojë atë nga rajoni i policisë. Zyrtarët nuk kanë dhënë shume spjegime rreth çështjes së Morinës, por ajo shihet si një masë për të ulur tensionet e mundshme.
Por veç Morinës në stadiumin “Elbasan Arena” do të mungojnë edhe tifozët serbë. Të pranishëm do të jenë rreth 70 të rinj serbe të shoqëruar nga miqtë e tyre shqiptarë. Sipas zyrtarëve shqiptarë kjo mbi bazën e një marrëveshjeje të iniciuar nga qeveria shqiptare dhe serbe në një mbledhje të organizuar në Berlin me kancelaren Merkel. Por i pranishëm do të jetë ndërkohë edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i ftuar prej kohësh nga kryeministri shqiptar Rama.
Mungesa e Ismail Morinë, i njohur si Ballist Morina ka ngjallur debate. Gjesti i tij në Beograd është komentuar gjatë. Shumë e kanë vlerësuar si patriotik, por shumë të tjerë e kanë kritikuar si mjaftë të rrezikshëm për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.