KRYEFAQJA » LAJME » Krim i rëndë brenda familjes
Krim i rëndë brenda familjes

Krim i rëndë brenda familjes

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit të dielë, më 27 shtator. Autori i saj është 41 vjeçari Dritan Petova, i cili ka varë bashkëshorten dhe vjehrin e tij, e më pas ka vrarë dhe vete. Vetvrasjen e tij Petova e ka kryer mbi një prej antenave në radiostacionim e Xhafzotajt. Policia u mundua për afro pesë orë t’a bindte të hiqte dorë nga vendimi, por nuk arriti. Dyshohet se ai e ka kryer aktin në gjendje të dehur. Përdorimi i alkolit duket se ka qenë shkaku edhe i mosmarrëveshjeve të ciftit. Mendohet që bashkëshortja e tij i kish kërkuar divorcin. Cifti Petova kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, që në momentin e ngjarjes ndodheshin në gjumë.