KRYEFAQJA » LAJME » Krimi brenda familjes ngre krye
Krimi brenda familjes ngre krye

Krimi brenda familjes ngre krye

Opinioni shqiptar është tronditur nga lajmet e kronikës së zezë këtë fundjavë. Krimi brenda familjes ka ngritur sërish krye. Të shtunën në Tiranë, një baba ka goditur me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka humbur jetë. Ndërsa të dielën në Manëz të Durrësit, një burrë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, por më pas ka vrarë veten. Sipas shifrave zyrtare krimi në familje ka një tendencë rritjeje. Për vitin 2015 janë shënuar 30 raste, dy herë më tepër se vitin 2014. Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra dhe foshnje. Nga analiza e këtyre ngjarjeve, shkak i krimeve brenda familjes janë kryesisht faktorët ekonomik, por edhe krisja e marrëdhënieve brenda çifteve.