KRYEFAQJA » LAJME » Krimi në familje godet sërish
Krimi në familje godet sërish

Krimi në familje godet sërish

Një tjetër krim i rëndë në familje regjistrohet në orët e para të mëngjesit në Bulqizë. Drejtoria e Policisë Dibër njofton se Rudina Basha 36 vjeçe u arrestua në flagrancë pasi dyshohet të jetë autorja e plagosjes me thikë te bashkëshortit, Besnik Basha, 45 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Dibrës jashtë rrezikut për jetën, por është arrestuar në flagrancë nga Policia për “Armëmbajtie pa leje”, pasi në banesë iu gjet një armë zjarri Pushkë model 63 si dhe një krëhër me 10 fishekë.

Ndërsa në Rrogozhinë, policia parandalon një tjeter krim në familje. Sipas njoftimit për media, Xhevdet Peza , 69 vjeç banues në fshatin Shardusht u arrestua në flagrancë , pasi ka kanosur me armë gjahu bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Nga kontrolli i ushtruar në banesë Pezes iu gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale: një pistolete dhe një armë gjahu (çifte) që e kishte me leje të organeve kopetente.