KRYEFAQJA » LAJME » Krimi në familje, një nënë 29 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti në Korçë
Krimi në familje, një nënë 29 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti në Korçë

Krimi në familje, një nënë 29 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti në Korçë

Yllka Xhiko 29 vjeç, nënë e një vajze të mitur u vra në mes të Korcës nga bashkëshorti teksa ishin kthyer në shtëpi. Ngjarja e rendë u regjistrua këtë fundjavë, ndërsa bashkëshorti i saj me një thikë e ka qëlluar disa herë në kokë Yllkën e cila si pasojë e plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kjo është ndër ato vrasjet që që tronditin opinionin publik në Shqipëri. Statistikat tregojnë se krimi brenda familjes mbetet shqetësues ku në 6 muajt e fundit numërohen 8 raste me pasojë vdekjen e nga këto 4 janë femra. Shifrat tregojnë se fenomeni nuk ka ulje, edhe pse dënimi për këtë vepër penale shkoi në ekstrem. Zyrtarë të policisë thonë se janë marrë një sërë masash për parandalimin e krimit në familje, rezulton se është krijuar një strukturë e posaçme për mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të dhunës në familje si dhe janë bërë disa përmirësime ligjore në këtë drejtim.