KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kriza e emigrantëve, Obama bisedon me Merkelin
Kriza e emigrantëve, Obama bisedon me Merkelin

Kriza e emigrantëve, Obama bisedon me Merkelin

Presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë së cilës e përgëzoi për përkushtimin e saj në krizën e emigrantëve në Evropë, duke përmendur në veçanti disa nga vendimet e saj të fundit, për të lehtësuar barrën mbi shtetet kufitare, duke siguruar strehë për refugjatët sirianë. Obama dhe Merkeli folen edhe për përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës. Të dy udhëhehqësit ishin të mendimit se dhuna e shtuar ka ardhur si pasojë e sulmeve nga separatistët pro-rusë në shkelje të marrëveshjes së Minskut.