KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kriza e emigrantëve, përçarje mes vendeve të Eurozonës
Kriza e emigrantëve, përçarje mes vendeve të Eurozonës

Kriza e emigrantëve, përçarje mes vendeve të Eurozonës

Me mijëra emigrantë kanë hyrë gjatë fundjaves nga Hungaria për në Austri. Zyrtaret austriake presin qe ky numër të jetë më i lartë sot dhe ditët në vijim, pasi fluksi nga Greqia nëpër Maqedoni dhe drejt Serbisë nuk ka të ndalur. Ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës lindore po zhvillojnë bisedime intensive rreth kësaj krize ndërsa nesër, më 22 shtator, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, do të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm, i cili pritet të mbahet po gjatë kësaj jave. Kriza e emigrantëve ka shkaktuar përçaje të thellë mes vendeve të eurozonës. Presidenti i Francës, Francois Hollandë thotë se askush nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia për të pranuar emigrantë. Kurse kreret e Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Çekisë, kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre, për të kundërshtuar thirrjen e Gjermanisë dhe Frances, për të pranuar më shumë emigrantë.