KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e refugjatëve, Meta kërkon angazhimin e aktorëve ndërkombëtarë
Meta: Të rritet pesha e LSI në zgjedhjet e 2017

Kriza e refugjatëve, Meta kërkon angazhimin e aktorëve ndërkombëtarë

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka kërkuar që aktorët kryesorë të politikës botërore të përqëndrohen për zgjidhjen e krizës në Siri, si mundësia kryesore për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Zoti Meta i bëri deklaratat nga Gjirokastra, disa kilometra larg vendgrumbullimeve të reja të refugjatëve në Greqinë e Veriut. “Zgjidhja kryesore lidhur me krizën e refugjatëve,  nuk është thjesht përballimi dhe pasojat e krizës, por është përqendrimi i BE-së, i SHBA-se dhe i aktorëve të tjerë të rëndësishëm, për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe vatrave të konfliktit dhe në zona të tjera, nga ku kemi aktualisht burimin e krizës, por edhe burimin e refugjatëve që duan t’i largohen luftës” tha zoti Meta. Lidhur me angazhimin e Shqipërisë zoti Meta tha se “Përsa i takon përballimit të kësaj krize, sigurisht që Shqipëria si një vend demokratik, por edhe si pjesë e komunitetit euro-atlantik dhe atij europian në ndarjen e vlerave, jam i bindur do të japë kontributin e saj për aq sa i ka mundësitë dhe kapacitetet e saj”.