KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e refugjatëve, qetësi në kufirin shqiptaro-grek
Kriza e refugjatëve, qetësi në kufirin shqiptaro-grek

Kriza e refugjatëve, qetësi në kufirin shqiptaro-grek

Afrimi në mënyrë të organizuar i emigranteve siriane nga autoritetet greke drejt zonave kufitare me Shqipërinë, po shoqërohet me forcim të masave nga ana e policisë. Në pikën kufitare të Tre Urave, në rrethin e Përmetit, më e afërta me qytetin grek të Konicë, ku janë vendosur 162 emigrantë sirianë, situata është e qetë. Patrullat e vendosur në Çarshove 8.5 km larg pikës kufitare, kryen kontrolle të mjeteve për të evituar rastet e mundshme të trafikut të qënieve njerëzore. Situata është e ngjashme edhe në pikën kufitare të Kakavijes. Banorët e fshatrave të këtyre zonave, ndërsa ndjekin me vemendje lajmet nga shtetit fqinj duket, shprehen të gatshëm të japin ndihmën e tyre. Ndonëse kanë kaluar dy dekada e gjysëm kur shqiptarët ju drejtuan kufijve të fqinjit jugor për të shpëtuar nga mizerja e regjimit komunist, shumë prej banorë thonë se i kanë të freskëta vuajtjet e atyre ditëve. Nga ana e tyre autoritetet shqiptare janë të rezervuar të shprehen lidhur me procedurat që do të ndiqen në rast se refugjatët parë sirianë do të mbërrijnë në pikat kufitare shqiptare. Megjithatë burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se Tirana zyrtare mban kontakte intensive me fqinjët dhe vendet e BE për situatën. Ndërkaq qarkullimi i njerëzve dhe mallrave në kufijtë jugorë vazhdon normalisht.