KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e refugjatëve, Shqipëria përgatitet
Kriza e refugjatëve, Shqipëria përgatitet

Kriza e refugjatëve, Shqipëria përgatitet

Qeveria shqiptare ka mohuar të ketë një kërkesë nga BE për të strehuar 75 mijë refugjate siriane, por ajo po përgatitet për të përballuar një emergjencë të mundshme. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi pas një mbledhjeje me ministra të kabinetit të hënën. “Nuk ka ndonjë zhvillim konkret në lidhje me këtë çështje. Mbledhja kishte për qëllim parapërgatitjen për çdo rast, nëqoftëse edhe Shqipëria do të preket nga fenomeni” tha zoti Peleshi.
Aktualisht Shqipëria ka vetëm dy qendra të përhershme për pritjen e refugjateve, të cilat ndodhen në Marqinet dhe Babrru të rrethit të Tiranës, por kapaciteti i tyre është tejet i vogël. Sipas disa burimeve qeveritare, autoritetet mund të hapin edhe disa kampe provizore në rast se kërkohet. Në opininon janë të freskëta kujtimet e afro një dekade e gjysëm më parë kur Shqipëria hapi portat dhe shqiptarët dyert e shtëpive të tyre për rreth 500 mijë bashkëkombas të tyre nga Kosova të cilët u larguan nga vatrat e tyre për ti shpëtuar genocidit serb. Ato i risolli pak ditë më parë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili duke folur për krizën e refugjatëve, tha se Europa nuk duhet t’i mbyllë dyert për ta.