KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e refugjatëve, Tahiri dhe Bushati: Të gatshëm në rast nevoje
Kriza e refugjatëve, Tahiri dhe Bushati: Të gatshëm në rast nevoje

Kriza e refugjatëve, Tahiri dhe Bushati: Të gatshëm në rast nevoje

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i jashtëm Ditmir Bushati,kanë folur të enjten në parlament rreth krizës së refugjatëve dhe mundësisë që ajo të preki Shqipërinë. Sipas tyre institucionet shqiptare po bashkëpunojnë për të koordinuar masat në rast nevoje. “Institucionet në tërësi janë të rreshtuara me urdhër të kryeministrit dhe një grup institucional pune që mblidhet çdo javë për të koordinuar masat dhe për të adresuar çështjet në rast se kjo vjen” tha ministri Tahiri. ” Ne i kemi bërë thirrje vlerave më të larta të shoqërisë shqiptare, të humanizmit dhe sigurisht të sigurisë që duhet të ofrojmë për qytetarët në vendin tonë dhe në Evropën e Bashkuar” shtoi ai.
Nga ana e tij ministri i jashtëm Bushati tha se Shqipëria është mes 12 vendeve që mund të preken potencialisht nga kriza e refugjatëve. Ai bëri me dij se kryeministrat e këtyre vendeve mbajnë kontakte të vazhdueshme për koordinim masash dhe shkëmbime informacioni. Deklarimet e tyre dy ministrat e kabinetit Rama i bënë pasi deputeti socialist Ben Blushi kërkoi hapjen e kufijve për refugjatët. “Në kaq shumë vite, që kur Shqipëria është hapur ne kemi provuar si na kanë trajtuar të huajt, komshinjtë, apo vende të tjera kur kemi pasur nevojë dhe kemi emigruar. Po nuk e kemi provuar akoma çdo të thotë të kesh komshi dikë që nuk është shqiptar” tha zoti Blushi. Për deputetin socialist, shqiptarët duhet të tregojnë se nuk janë rracistë.