KRYEFAQJA » LAJME » Kroaci: Kryeministri Millanoviç shprehet rreth krizës së refugjatëve
Kroaci: Kryeministri Millanoviç shprehet rreth krizës së refugjatëve

Kroaci: Kryeministri Millanoviç shprehet rreth krizës së refugjatëve

Në Kroaci deri tani kanë hyrë më shumë së 87.000 refugjatë, ndërsa në 24 orët e fundit, 5.800, konfirmoi policia kroate. Refugjatët arrijnë nga Serbia dhe transporti i tyre vazhdon drejt Hungarisë. Kryeministri kroat Zoran Millanoviç gjatë një vizite në kampin e pranimit në Opatovac, ku janë vendosur rreth 1.900 persona, deklaroi se “Kroacia nuk është në Shengen, por në kujdesin për refugjatët sillet sikur të jetë e tillë” Ai pohoi se Kroacia nuk ka numër te mjaftueshëm policësh për sigurimin e kufijve nga hyrja e refugjatëve, ndërsa ushtria nuk është trajnuar për këtë. Millanoviç tha se kriza e refugjatëve duhet të ndalet atje ku filloi, në Greqi, e cila është pika hyrëse në zonën e Shengenit. Kroacia para disa muajve ka aplikuar për hyrje në zonën Shengen. Por, në një Shengen si ky nuk duam të jemi. Shengeni i tille është i rrezikshëm për Kroacinë, tha kryeministri.