KRYEFAQJA » LAJME » Kroacia mund thellë Kosovën në “Loro Boriçi”
Kroaci mund thellë Kosovën në "Loro Boriçi"

Kroacia mund thellë Kosovën në “Loro Boriçi”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar një humbje poshtëruese 6-0 nga kombëtarja e Kroacisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”. Pavarësisht se takimi u zhvillua në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me mbështetjen e tifozëve të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria, ekipi kosovar ishte një hije e vetvetes. Nga ana e saj Kroacia e zgjidhi gjithçka që pjesën e parë kur Mario Mandzukiç, ylli i Juventusit shënoi tre gola. Pjesa e dytë ishte një formalitet për kroatët dhe ferr për kosovarët. Dalmatët thelluan rezultatin me golat e  Mitroviç, Perisiç e Kaliniç.