KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroaci: Plenkovic drejt formimit të qeverisë së re
Kroaci: Plenkovic drejt formimit të qeverisë së re
EPA/ANTONIO BAT

Kroaci: Plenkovic drejt formimit të qeverisë së re

Andrej Plenkovic, eurodeputeti konservator që duket se po shkon drejt një fitoreje në zgjedhjet politike të parakohëshme që u zhvilluan dje në Kroaci, premtoi se do të bëjë ç’është e mundur për të krijuar një qeveri të qëndrueshme, reformuese dhe pro europiane.

Duke folur në Zagreb natën e shkuar, me një maxhorancë të sigurtë në xhep, Plenkovic, i cili me shumë mundësi do të marrë në javët e arshshme emërimin për të formuar qeverinë e re, nënvizoi se do ta drejtojë vendin në një drejtim më të moderuar duke vazhduar me reformat ekonomike që janë në themel të rimëkëmbjes së vendit.