KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroaci, zgjidhet sot qeveria e re
EPA/ANTONIO BAT
EPA/ANTONIO BAT

Kroaci, zgjidhet sot qeveria e re

Kroatet zgjedhin sot qeverinë e re në votimet e dyta në më pak se një vit. Rreth 7 mijë qëndra votimi u hapën në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19. Sondazhet parashikojnë rezultat të ngushtë mes partive pjesëmarrëse dhe një koalicion pa mandat të fortë për të çuar përpara reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Koalicioni social demokrat me 4 parti synon të marrë 60 vende në parlamentin me 151 deputetë ndërsa rivalët konservatorë mund të renditen të dytet me 5 vende më pak. Rezultat i mirë pritet edhe për partinë Most, e cila në zgjedhjet e kaluara i dha fund dominimit dypartiak në Kroaci. Papunësia në Kroaci arrin në 13% ndërsa borxhi publik ka shkruar në 85% të Produktit Bruto.