KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia dhe Serbia, mosmarrëveshje për refugjatët
Kroacia dhe Serbia, mosmarrëveshje për refugjatët

Kroacia dhe Serbia, mosmarrëveshje për refugjatët

Tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë në pikat kufitare vazhdojnë pasi të dyja vendet kanë marrë masa të ndërsjellta për të penguar kalimin e automjeteve. Mosmarrëveshjet erdhën pasi Zagrebi akuzoi autoritetet serbe për valët e refugjatëve që lejohen të kalojnë kufijtë kroate. Kroacia ka thënë se nuk do ta heqë bllokadën e kufijve të saj, derisa Serbia të fillojë t’i drejtojë emigrantët drejt Hungarisë. Por Hungaria që nga 15 shtatori ka vendosur të rrethojë në kufirin e saj, duke ua bërë të pamundur emigrantëve të depërtojnë në territorin hungarez, për të shkuar me pas në zonat tjera të BE-së. Më shumë se 44 mijë emigrantë kanë arritur në Kroaci nag Serbia qe nag 16 shtatori, kurse autoritetet vendase thonë se shifrat janë jashtë kapaciteteve të saj. Emigrantët vazhdojnë të mbërrjnë më të paktë në numër, vetëm me mjetet e vëna në dispozicion me ndërmjetësimin e komisariatit të lartë për refugjatët, UNHCR.