KRYEFAQJA » LAJME » Kroacia e Bullgaria mbështesin zgjerimin e BE-së
Mitov-Croatia

Kroacia e Bullgaria mbështesin zgjerimin e BE-së

Kroacia dhe Bullgaria mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por këto vende duhet të përmbushin kriteret e domosdoshme. Kjo ishte deklarata e ministrave të Jashtëm të Kroacise e Bullgarisë Miro Kovaç dhe Daniel Mitov në Zagreb. “Jemi dakord me politikën e zgjerimit, e përshëndesim zgjerimin dhe dëshirojmë të zhduket vrima e zezë në hartat evropiane dhe fqinjët tanë juglindorë të jenë të integruar në BE, por nënkuptohet duhet t’i respektojnë kriteret dhe t’i përmbushin standardet”, deklaroi Kovaç pas takimit me Mitov, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kroaci. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Bullgaria e mbështet bllokadën kroate për hapjen e kapitullit XXIII të negociatave mes Serbisë dhe BE-së, Mitov theksoi se “zgjerimi i BE-së është me shumë rëndësi” dhe se ”vendi im do të vazhdojë mbështetjen”.