KRYEFAQJA » LAJME » Kroacia ka propozuar për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për herë të parë një femër
vesna pushic

Kroacia ka propozuar për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për herë të parë një femër

Kroacia ka propozuar zyrtarisht ministren e jashtme, Vesna Pushic, për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u bërë shteti i parë qe paraqet një femër për këtë post të mbajtur gjithnjë nga meshkujt. Në letrën dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, leter e cila iu shpërnda vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar zonjën Pushic, e cila është edhe zëvendëskryeministre e parë e Kroacisë. “Zonja Pushic ka një karrierë të shquar kombëtare dhe ndërkombëtare, si politikane dhe anëtare e akademisë, që e bën plotësisht të përgatitur për këte post të përgjegjësisë globale”, tha kryeministri Milanovic. Mandati i sekretarit të përgjithshëm te OKB-së, Ban Ki-moon, perfundon gjatë këtij viti.