KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia, rritet numri i turistëve
Kroacia, rritet numri i turistëve

Kroacia, rritet numri i turistëve

Në Kroaci, në bregdetin adriatik dhe në Zagreb nga muaji janar deri në korrik të këtij viti kanë qëndruar gjithsej 7,6 milionë turiste, të cilët kanë  shpenzuar gjithsej 40 milionë  për të gjitha netët të fjetura në këtë vend. Kjo është rritje prej 9 përqind krahasuar me periudhen e njëjtë të vitit të kaluar, deklaroi ministri i Turizmit, Darko Lorencin. Ministri deklaroi se Kroacia këtë vit mund të presë të ardhura rekorde nga turizmi prej afërsisht 8 miliardë euro, pas 7,4 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar. Vetëm në korrik, sipas të dhënave zyrtare të bashkësive turistike, në  Adriatik dhe në Zagreb kanë pushuar 3,4 milionë turistë, që është 11 përqind më shumë krahasuar me korrikun e vitit të shkuar.