KRYEFAQJA » LAJME » Kroacia: Serbia nuk po bashkëpunon me Gjykatën e Hagës
ICTY

Kroacia: Serbia nuk po bashkëpunon me Gjykatën e Hagës

Vendimi i një gjykate serbe për të mos ekstraduar tre anëtarë të Partisë Radikale Serbe, të cilët kërkohen për kanosje të dëshmitarëve në Gjykatën e Hagës, ka shkaktuar akuza për mungesë bashkëpunimi nga Kroacia. Zv/kryeministri Tomislav Karamarko akuzoi Serbinë për mungesë bashkëpunimi me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke refuzuar ekstradimin e tre anëtarëve të kërkuar të Partisë nacionaliste Radikale Serbe. Karamarko tha se Kroacia u desh të ekstradonte gjeneralët e saj Ante Gotovina, Mladen Markaç dhe Ivan Cermak në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, edhe pse kjo gjë “i shkaktoi shumë dhimbje në zemër”. “Serbia nuk mund të shkelë standardet e BE-së,” tha ai. Ai paralajmëroi se Serbia “nuk duhet të dështojë për të zgjidhur çështje të tilla” nëse dëshiron mbështetjen e Kroacisë gjatë procesit të pranimit të saj në BE. Kroacia muajin e kaluar bllokoi Serbinë në hapjen e negociatave të saj me Brukselin për kapitujt 23 dhe 24 të legjislacionit të BE-së që ajo duhet të miratojë gjatë procesit të saj të anëtarësimit në BE, duke cituar shqetësime mbi të dhënat e Beogradit për krimet e luftës.