KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia të dielën në zgjedhjet parlamentare
Kroacia të dielën në zgjedhjet parlamentare

Kroacia të dielën në zgjedhjet parlamentare

Kroacia mban të dielën zgjedhjet parlamentare. Koalicioni qeverisës i qëndrës së majtë, i njohur me emrin Kukuriku i drejtuar nga partia Socialdemokrate e kryeministrit Zoran Milanoviç sfidohet nga koalicioni i Ëndrrës së djathtë i drejtuar nga Partia HDZ e Tomisllav Karamarkos. Kryeministri kërkon një mandat të dytë duke premtuar reforma të mëtejshme dhe duke u mbështetur te rritja ekonomike që përjetoi Kroacia këtë vit. Në këto zgjedhje garojnë edhe disa parti të formuara rishtaz si Koalicioni i Punës dhe Solidaritetit. Por ka pas gjasa që partitë e treta të bëjnë për vete elektorat nga dy partitë e mëdha. Parlamenti kroat ka 151 deputetë, nga të cilët 140 zgjidhen drejtpërdrejt, 8 janë të rezervuar për pakicat dhe 3 për diasporën. Këto janë zgjedhjet e 8-a parlamentare që nga 1990 kur u vendos sistemi shumëpartiak. Lista zgjedhore permban 3 milion e 800 mijë votues.