KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Krujë, aksion kundër ndotjes së mjedisit

Krujë, aksion kundër ndotjes së mjedisit

Prej disa ditësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka nisur një aksion në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për të kontrolluar impiantet e prodhimit dhe përpunimit të materialeve inerte dhe furrave të gëlqeres. Kreu i ISHMP-së Ergys Agasi tha se do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore, për sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, si dhe do të penalizojë të gjithë ata individë apo subjekte që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.
Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të 20 furrave të gëlqeres, 6 prej të cilave janë prishur. Në këtë aksion janë revokuar gjithashtu lejet mjedisore për aktivitetin e 3 guroreve për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.