KRYEFAQJA » LAJME » Krujë, digjet autobuzi i turistëve, humbet jetën një grua
Krujë, digjet autobuzi i turistëve, humbet jetën një grua

Krujë, digjet autobuzi i turistëve, humbet jetën një grua

Një grua ka ndërruar jetë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur, pasi autobuzi me të cilin ata po udhëtonin mori flakë. Ngjarja ka ndodhur të premten para dite në qytetin e Krujës. Udhëtarët kanë qenë përfaqësues të një kishe nga Vlora  të cilët po vizitonin qytetin e Krujës. Autobuzi ka qenë në ecje e sipër kur ka marrë flakë, fillimisht në pjesën e motorit dhe më pas në të gjithë autobuzin. Mësohet se në autobuz kanë qenë 31 persona, që pas vizitës po prisnin të ktheheshin në Vlorë. Autoambulancat kanë shkuar në vendgjarje dhe i kanë përcjellë të plagosurit në spital. Gazetarja e TVSH thotë se ekipi i pavionit të djegie-plastikës në QSUT është në gadishmëri, ndërsa ka pritur katër pacientët e parë. Në drejtim të spitalit po transportohen të paktën 20 persona. Policia po heton shkaqet, që duket se janë thjeshtë teknike. Mendohet se autobuzit mund t’i jetë instaluar një impiant gazi.