KRYEFAQJA » LAJME » Kryebashkiaku i Dibrës përfshihet në një skandal seksi
Dibër, skandali i seksit, arrestohet ish kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Dibrës përfshihet në një skandal seksi

Qeveria shqiptare pritet të shkarkojë nga detyra orët e ardhshme kreun e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, pasi televizioni “Ora News” publikoi një video ku ai shihej ti kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën. Lajmi u publikua nga televizioni i mësipërm, por ende nuk është konfirmuar nga burime qeveritare. Policia ka sekuestruar materialin filmik të transmetuar nga “Ora News”. Shukri Xhelili u zgjodh në krye të Bashkisë së Dibrës vitin e kaluar nën siglën e PS, pas disa vjet dominimi të së djathtës.
Ngjarja është përcjellë me shqetësim në opinionin shqiptar. Ajo ka sjellë në kujtesë ngjarjen e ngjashme të pak viteve më parë, ku u implikua ish ministri i kulturës Ylli Pango. Në atë kohë kryeministri Berisha e shkarkoi vartësin e tij nga detyra vetëm pak minuta pas mbarimit të emisionit. PD ka reaguar menjëherë duke e cilësuar videon si një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës.