KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryebashkiaku i Londrës Khan mbështet kryeministrin Kameron pro qëndrimit të Britanisë në BE

Kryebashkiaku i Londrës Khan mbështet kryeministrin Kameron pro qëndrimit të Britanisë në BE

Kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadik Khan, i është bashkuar platformës së kryeministrit konservator Dejvid Kameron për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Europian. Khan, i cili u kritikua nga Kameron për gjykim të dobët gjatë zgjedhjeve lokale të Londrës, mbrojti vendimin e tij për të përkrahur publikisht kryeministrin me interesin më të mirë të Londrës. “Ne nuk do të jemi kurrë miq të mirë, por si kryebashkiak i Londrës, mendoj se më e mira për londinezët është të qëndrojnë brenda Bashkimit Europian. Ky debat është më i rëndësishëm sesa Dejvid Kameron apo unë”, u shpreh Khan, duke theksuar se bëhej fjalë për të ardhmen e kryeqytetit dhe të vendit.  Gjatë garës për Bashkinë e Londrës, zoti Kameron e sulmoi vazhdimisht Khan, duke e akuzuar atë se kishte një histori platformash të përbashkëta me ekstremistët, çka u mohua nga kryebashkiaku aktual.