KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri Abe, lideri i parë japonez që viziton Kubën
Kryeministri Abe, lideri i parë japonez që viziton Kubën

Kryeministri Abe, lideri i parë japonez që viziton Kubën

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u bë udhëheqësi i parë japonez që viziton Kubën. Abe u takua me presidentin kuban, Raul Castro dhe diskutuan marrëdhëniet ekonomike-tregtare mes dy vendeve. “Kompanitë japoneze janë të interesuara të investojnë në Kubë”, tha Abe. “Unë besoj se ata mund të jenë një kontribut në Kubë, vend i cili aktualisht po përditëson modelin e tij ekonomiko-social”, theksoi Abe. Kuba po bëhet e aksesueshme për investimet e huaja dhe për tregti, por ekonomia e ishullit të Karaibeve ende është e centralizuar nga qeveria komuniste. Në 10 vitet e fundit, reformat ekonomike të Raul Kastros janë përqëndruar në ndërhyrjen e shtetit në fusha strategjike të tilla si turizmi, industria dhe kërkimit shkencor. Kuba po kërkon partnerë të rinj ekonomik duke qënë se aleatja e saj kryesore, Venezuela është fokusuar në problemet e mëdha të brendshme dhe ekonomike. Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas 50 vitesh shkëputje.