KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Shih Programin” të RTSH
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "Shih Programin" të RTSH

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Shih Programin” të RTSH

Kryeministri Edi Rama do të jetë të hënën në mbrëmje  i ftuar në emisionin “Shih Programin” të gazetarit Enkel Demi, një nga emisionet më të shikuar dhe vlerësuar në RTSH. Kjo është hera e parë që zoti Rama viziton RTSH, që kur ai u zgjodh kryeministër i vendit dy vite e gjysëm më parë. “Sonte në 8.35 live në RTVSH me armikun e partisë Enkel Demi!” shkruan me humor në Fejsbuk zoti Rama. Si në opozitë ashtu edhe në maxhorancë, zoti Rama ka qenë ndër kritikët e mëdhenj të medias publike shqiptare, ndaj dhe prania e tij në studion e “Shih Programin” të RTSH pritet me mjaft interes.