KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri francez paralajmëron sulme të tjera; Duhet të mësohemi me këtë situatë

Kryeministri francez paralajmëron sulme të tjera; Duhet të mësohemi me këtë situatë

Kryeministri francez, Manuel Valls paralajmëroi se mund të presin sulme të reja dhe se francezët duhet “të mësohen të jetojnë me këtë kërcënim”. “Edhe pse ështe e vështirë për mua të them, kjo është detyra ime, mund të ketë shumë sulme dhe shumë njerëz të pafajshëm do ta pësojnë dhe do të vuajnë”, ka thënë Valls para deputetëve francezë gjatë debatit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. “Ne nuk jemi mësuar, por duhet të mësohemi të jetojmë me këto kërcënime”, tha Valls. Në Francë, për 18 muaj kanë ndodhur tre sulme të mëdha terroriste. Presidenti francez, Fransua Hollande, tha se janë duke menduar mundësinë e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për gjashtë muaj, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Nisë që vranë 84 persona.