KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri francez rrit praninë policore, pranon se mund të ketë sulme të tjera
This is a still taken from video released Tuesday June 14, 2015 by Islamic State's Amaq news agency that it says is a video showing Larossi Abballa the suspect in the knifing of a French police couple confessing to the killings. The video, released after the death of Larossi Abballa, appears to be filmed inside the home of the couple in Paris as security forces closed in.(Islamic State's Amaq News Agency via AP)

Kryeministri francez rrit praninë policore, pranon se mund të ketë sulme të tjera

Franca po ben gjithçka që mundet për të parandaluar sulmet terroriste, ka thënë kryeministri francez Manuel Valls, duke lënë të kuptohet se Franca mund të goditet nga sulme të reja terroriste. Valls tha se inteligjenca dhe shërbimet policore kanë parandaluar 15 sulme që nga viti 2013. “Kemi nevojë të forcojmë policinë dhe shërbimet e inteligjencës, e të gjitha mjetet tjera që ka nevojë, sepse do të kemi edhe sulme të tjera”, ka thënë kryeministri për France Inter. “Shumë persona të pafajshëm do të humbin jetën, sepse po përballemi me nje organizatë terroriste e cila po e projekton veten ne shtetet tona në forma të ndryshme, në mënyrë që të përçojë frikë dhe ndasi”, ka thënë ai mes të tjerash. Sipas Valls, terrorizmi është një kërcënim i pashmangshëm. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që pas sulmeve të 13 nëntorit të kaluar ku një celulë e Shtetit Islamik i mori jetën 130 personave. Këto deklarata kreu i qeverisë franceze i bëri para se të mbahej një minutë heshtje për viktimat e djeshme që u sulmuan me thikë nga një mbështetës i Shtetit Islamik. Larossi Abballa, ka postuar një video duke bërë thirrje për të tjera sulme terroriste. Në atë që duket të jetë një fjalim i përgatitur, Larossi Abballa u zotua për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe bëri thirrje që turneu i Euro 2016 që po mbahet në Francë do të shndërrohet në një “varrezë” gjigande. “Ende nuk e di se çfarë do të bëjmë… Kampionati evropian i futbollit do të shndërrohet në një varrezë të madhe. Vëllezër, sulmoni policët, gazetarët, punëtorët në burgje”, ka deklaruar Abala, i cili në fund të videos thotë se është besnik deri në vdekje ndaj liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.