KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri francez Vall planifikon të zgjasë me dy muaj periudhën e gjendjes së emergjencës

Kryeministri francez Vall planifikon të zgjasë me dy muaj periudhën e gjendjes së emergjencës

Franca planifikon të zgjasë me dy muaj të tjerë periudhën e gjendjes së emergjencës për të garantuar sigurinë e kampionatit europian të futbollit Euro 2016. Kryeministri francez Manuel Vall deklaroi në një intervistë televizive se gjendja e emergjencës nuk mund të jetë e përhershme, por duhet të jetë në fuqi në rastet e ngjarjeve të mëdha, siç është ajo e kampionatit europian. Euro 2016 fillon në 10 qershor dhe do të zgjasë një muaj. Gjatë kësaj periudhe, pritet që 2.5 milionë tifozë të mbushin 10 stadiumet ku do të zhvillohen 51 ndeshje nga 24 skuadra. Gjendja e emergjencës që Franca vendosi pas sulmeve që tronditen Parisin vitin e shkuar, zyrtarisht zgjat deri në datën 26 maj.