KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mishel premton se do të zbardhë gjithçka në lidhje me sulmet e Brukselit
Kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel

Mishel premton se do të zbardhë gjithçka në lidhje me sulmet e Brukselit

Kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel premtoi në parlamentin belg se do të zbardhë gjithcka në lidhje me sulmet e Brukselit por edhe në lidhje me rastin e Brahim Bakrauit, njerit nga kamikazët e aeroportit, i cili u deportua vitin e shkuar nga Turqia në Belgjikë, dhe më pas u lirua nga autoritetet belge. Dy ministra të qeverisë, ai i brendshëm dhe ai i drejtësisë, i kanë paraqitur kryeministrit Mishel doreheqjen e tyre për shkak të el-Bakrauit, por këto doreheqje u refuzuan nga ai. Ndërkohë, një nga të dyshuarit kryesore për sulmet e Parisit Salah Abdeslam, i cili u arrestua të premten e shkuar nga policia belge, ka ndryshuar mendje dhe nuk do të kundërshtojë ekstradimin e tij nga Belgjika në Francë. Mediat belge, kanë bërë të ditur se kamikazi i dytë që ka hedhur veten në erë në aeroport, sëbashku me Brahim el-Bakraui mund të jetë xhihadisti i supërkërkuar Naxhim Lashrauoi. Akoma nuk dihet identeti i personit të tretë, të veshur me xhakete ngjyrë kremi dhe kapele që ecte pas dy kamikazëve në aeroport. Dyshohet se valixhja që ai transportonte është pikërisht valixhja me ekploziv që polica gjeti pas sulmeve në aeroport, e cila u shpërthye në mënyre të kontrolluar nga ekspertët. Mediat belge dhe franceze kanë bërë të ditur se përvec Khalid el Bakraui, i cili hodhi vetën në erë në metro, po kërkohet dhe një person tjetër që mund të jetë i përfshirë në shpërthimin e Malbekut.