KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri i Francës: Dyshime për një tjetër sulm në Francë
Manuel-Valls-

Kryeministri i Francës: Dyshime për një tjetër sulm në Francë

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, deklaroi se ka informacione të besueshme që një celule xhihadiste në Belgjikë ka planifikuar një tjetër sulm ne territorin e Francës. Të dhënat flasin për një kërcënim të shtuar terrorist. Ato janë dëshmi e kërcënimeve shumë të mëdha për gjithë Evropën e në veçanti për Francën. Nuk do ta ulim vigjilencën”, tha kryeministri Valls në një konferencë për shtyp nga kryeqyteti i Algjerisë ku ndodhet për vizitë. Deklaratë e tij vjen pasi prokurorët belge thanë se njëri prej autorëve të dyshuar të sulmeve në Bruksel, e ka pranuar se grupi terrorist, fillimisht kishte planifikuar të godiste Francën. Kjo do të thotë se kërcënimi vazhdon dhe duhet të jemi të mobilizuar. Nga hetimet e vazhdueshme që po bëhen me një bashkërendim të përsosur, do të mësojmë më teper ”, tha kryeministri i Francës.