KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri i Kosovës Mustafa gjatë Ditës së Evropës
isa mustafa

Kryeministri i Kosovës Mustafa gjatë Ditës së Evropës

Kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa, në Ditën e Evropës tha se e shpall sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. 66 vjet më parë, Evropa u ngrit mbi të kaluarën e saj dhe filloi një rrugëtim të ri, të ndërtuar mbi parimin e bashkimit të vlerave. Kosova, ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira. Duhet të dëshmojmë se kemi vullnet për ta vendosur ligjin mbi të gjithë. Duhet të dëshmojmë vendosmeri per te çrrënjosur korrupsionin dhe të zbatojmë standardet e demokracisë, tha Mustafa duke permendur si arritje te fundit Marreveshejne stabilizim asocimit, liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosoves en UEFA.. Procesi i integrimit evropian të Kosovës është agjenda e vetme e cila bashkon partitë politike, komunitetet etnike dhe shoqërinë në përgjithësi. Kosova po prodhon stabilitet në rajon. Kjo gatishmëri për të ecur përkrah vlerave evropiane, jam bindur se do të ndikojnë tek 5 shtetet qe ende ngurrojne ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, ngritja e standardit jetësor të popullatës dhe integrimi Euro-Atlantik janë synimet tona strategjike, por në këtë rrugëtim kemi nevojë për përkrahje nga miqtë evropianë dhe SHBA, theksoi kryeministri Mustafa.