KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri irakian shkarkon zyrtarët e lartë të sigurisë
haider-al-abadi-2

Kryeministri irakian shkarkon zyrtarët e lartë të sigurisë

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka shkarkuar sot tre zyrtarë të lartë në krye të sigurisë në Bagdad, pas sulmit me bomba gjatë fundjavës që vrau gati 300 persona. Në një deklaratë të postuar në faqen e tij në Facebook, ai njoftoi se ka larguar nga puna komandantin e operacioneve ushtarake, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës në kryeqytet. Sulmi me bomba, përgjegjësinë për të cilin e mori grupi i Shtetit Islamik, ka qenë sulmi më vdekjeprurës në Irak që nga koha kur forcat ushtarake të udhëhequra nga ShBA rrëzuan Saddam Husseinin para 13 viteve.