KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Mustafa i kërkon opozitës takim
Kryeministri Mustafa i kërkon opozitës takim

Kryeministri Mustafa i kërkon opozitës takim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka kërkuar krerëve të opozitës një takim për të biseduar rreth mosmarrëveshjeve midis tyre. Në një konferencë për media, zoti Mustafa tha se ishte i shqetësuar me situatën, ndaj dhe “i kam ftuar zyrtarisht që të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet”. Takimi është parashikuar më 7 dhjetor në ambientet e Kuvendit të Kosovës në ora 14:00. Në takim është ftuar të marri pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi.