KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet Qendra e Konsultave

Inagurohet Qendra e Konsultave

Shërbimi me një ndalesë”, që prej ditës së sotme do të ofrohet edhe në shëndetësi, me ngritjen e qendrës së konsultave, ku qytetarët do të mundin të përcaktojnë vetë takimin me mjekun. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, inaguruan Qendrën e Konsultave,që përfundimisht shmang rradhët tek mjeku specialist. Me një investimin prej rreth 110 mln lekë, kjo qendër është e pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë..

Sipas Ogerta Manastirliut, drejtorie e QSUT, Pasi mbaron punë me dokumentacionin e paraqitur, sistemi është online në të gjitha dhomat për të planifikuar vizitën, bën edhe pagesën, tarifën, në zbatim të sistemit të referimit dhe akomodohet pacienti, me një tabletë ku shikon disponibilitetin e dhomave të konsultës .

Pacienti e bën rezervimin me anë të numrit të gjelbërt në platformën online në web e QSUT.

Kjo Qendër e konsultave i jep një impakt të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të brendshëm të spitalit. Ndërkohë, ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të futim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë. Kjo është hapësira tjetër që duhet të krijojë reformau shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë tha se Që kur kemi filluar detyrën, 980 ditë, po të marrësh të katër blloqet kryesore të investimeve, kemi investuar çdo ditë 10 milionë lekë; 600 milionë te LINAC-u, 110 milionë këtu, kemi radiologjinë dhe kardiokirurgjinë bashkë dhe neurologjia 150 milionë,

Kryeministri në bisedë me mjekë tha se kapacitete spitalore mund të shfrytëzohen kundrejt pagesës, kjo pasi të reformohet sistemi.