KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama ka shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Dibrës
Dibër, skandali i seksit, arrestohet ish kryebashkiaku

Kryeministri Rama ka shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Dibrës

Kryeministri Edi Rama me një vendim të posaçëm ka shkarkuar nga detyra e kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, Vendimi ekstrem u mor pasi televizioni “Ora News” publikoi të enjten në mbrëmje një video të Xhelilit ku shihej që ai i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën. Të premten në mëngjes ish kryebashkiaku është shoqëruar në polici, ndërsa kjo e fundit ka marrë edhe provat filmike pranë televizioni “Ora News”. Mësohet se ish kreu i Bashkisë së Dibrës do të gjykohet në gjendje të lirë.  Akuzat e formuluar ndaj tij janë “Marrëdhënie seksuale e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ngjarja ka bërë bujë pas publikimit në internet dhe për momentin është nga më të klikuara. Veç reagimeve plot indinjatë, të kuptueshme në të tilla raste, në rrjetet sociale ajo po përcillet edhe me një humor në rritje. Fotomontazhe me diçitura plot humor të hidhur, po hidhen në qarkullim kohë pas kohe.