KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Kryeministri Rama viziton kombëtaren shqiptare në Bergamo

Kryeministri Rama viziton kombëtaren shqiptare në Bergamo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar të dielën në mbrëmje kombëtaren në Bergamo. Ai është takuar me stafin, trajnerin dhe lojtarët që kanë qenë në grumbullim. Siç dihet të dielën, futbollistët e kanë patur ditë pushimi në stërvitje dhe e kanë kaluar me familjet e tyre. Sot në mëngjes ata janë paraqitur në hotel dhe janë vënë nën urdhërat e trajnerit De Biazi. Në këto kushte kryeministri Rama i ka takuar rreth orës 9.00 të gjithë futbollistët e kombëtares. Menjëherë pas takimit, ekipi është nisur nga Bergamo për në Francë ku do të nisin përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën.