KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri serb i trembet kapitullit 35 për Kosovën
Aleksandar-Vucic

Kryeministri serb i trembet kapitullit 35 për Kosovën

Një ditë pasi shefi i diplomacisë kosovare Hoxhaj tha se brenda dy viteve Kosova parashikon përfundimin e demarkacionit me Serbinë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se kjo u bë vetëm për konsum të brendshëm politik në Prishtinë. Nga Brukseli, ku të martën Serbia hapi dy kapituj të tjerë rreth bisedimeve për t’u bërë anëtarë e BE-së, Vuçiç pranoi se një kapitull tjetër me numrin 35, që flet për Kosovën, do të jetë çështje e vështirë. Por, nënshkruesi i marrëveshjes me Isa Mustafën nga gushti i vitit të kaluar, thotë se marrëveshja e tij me kryeministrin kosovar nuk ka dështuar.Shefi i Qeverisë në Beograd, nga kryeqendra europiane dhe në të gjitha takimet ka dhënë deklarata paqësore, duke refuzuar të flasë fjalë të rënda për politikanët në Prishtinë, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do t’i takojë për të biseduar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përpilimi i statutit të të cilit ka ngecur. Nga kjo paraqitje me krerët e Bashkimit Europian, Vuçiq paralajmëroi një takim të madh ekonomik në qytetin e Nishit, që do ta organizojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.