KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri sllovak Fico: Fragmentimi, është rrezik për Evropën
fico

Kryeministri sllovak Fico: Fragmentimi, është rrezik për Evropën

Në të ardhmen do të ketë ndarje më të shpeshta në Bashkimin Evropian sesa thellim të integrimit dhe bashkëpunimit. Keshtu deklaroi në Pragë, në fjalimin e tij gjatë debatit të kryeministrave të grupit të Vishegradit, kryeministri sllovak Robert Fico. Ai argumentoi se kjo do të ndodhë falë rritjes së “partive politike kundër bashkimit dhe ‘budallenjve’ në postet e larta politike, siç tha ai. “Të mos e lejojmë veten të mashtrohemi, të themi se ekzistojnë dy mundësi të barabarta, fragmentim më i thellë apo integrim më i thellë. Sipas tij, varianti i parë ka kushte shumë më të mira sesa bashkëpunimi dhe integrimi. Ai vlerësoi se BE-ja nuk e di përgjigjen si të mbrohet kundër kësaj prirjeje. BE-ja përdor gjuhë te pakuptueshme për qytetarët dhe merret me çështje të cilat nuk i interesojnë publikut, akuzoi ai. Ajo që po ndodh në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, kërkon vëmendjen tonë. Si është e mundur qe gjithnjë e më shumë budallenj marrin poste të rëndësishme politike?” pyeti Fico.