KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri turk kundër rezolutës gjermane për vrasjen e armenëve

Kryeministri turk kundër rezolutës gjermane për vrasjen e armenëve

Kryeministri turk, Binali Jildirim e ka përshkruar si “qesharake” rezolutën e parlamentit gjerman me të cilën vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se miratimi i kësaj rezolute do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy vendeve. Ligjvënësit gjermanë pritet që nesër të përkrahin rezolutën simbolike rreth masakrimit të para një shekulli të gati 1.5 milionë armenëve nga forcat osmane turke. Turqia e kundërshton fuqishëm idenë se këto vrasje paraqesin gjenocid, duke thënë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël. Vrasja dhe deportimi i rreth 1.5 milionë armenëve nga forcat osmane, nga shumë historianë dhe disa kombe konsiderohet gjenocid.