KRYEFAQJA » LAJME » Kryeminstri Rama në Mirditë

Kryeminstri Rama në Mirditë

Nga Rruga e Kombit, ku inspektoi 2 zona të dëmtuara, kryeministri Rama, akuzoi kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha, se kur drejtonte ministrinë e transporteve, ka zbatuar një projekt aspak serioz aksin që lidh Shqipërinë me Kosovën, i cili vazhdimisht shkakton probleme. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premci e njohu kryeministri Rama me dëmtimet e shakaktuara pas reshjeve të shiut dhe domosdoshmërinë për riparimin e menjëhershëm të tyre. Shemsi Premçi, Drejtori i Emergjencave Sociale, tha se, -“Matjet që bënë specialistët e shërbimit gjeologjik, ishte shumë e thellë rrëshqitja këtu, por më e thellë ishte ajo në fshatin Klos. Parashikohet të çahet i gjithë mali. Është larguar 60 centimetra.” Kryeministri Rama u shpreh duke thënë: “Kjo do jetë ndërhyrja e parë që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë që mos thellohet kjo çarje dhe mos ketë pasojë të tmerrshme për gjithë projektin. Kështu është, janë bërë pa studime gjeologjiket ë mirëfillta, pa ndjekur gjithë procesin teknik, ashtu si duhet, po sidoqoftë besoj se do të jetë shumë shpejt e stabilizuar kjo pjesë, e ndërkohë do fillojë puna për përfundimin e për mirëmbajtjen në vazhdimësi gjatë gjithë viteve, që mos ketë asnjë problem”. zoti Rama tha se kompania e mirëmbajtjes do të merret menjëherë me riparimin e dëmtimeve në dy skarpatet e malit. Kryeministri inspektoi edhe punimet për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse të lumit Fan i Vogël; që ishte kthyer në problem serioz për Mirditën, pasi dajla e tij nga shtatri rrezokonte jo vetem banoret por edhe ujesjellesin dhe aksin e rruges kombetare. Ndërsa në kuadër të Rilindjes Urbane, Bashkia e Mirditës ka përfituar 455 mln, një shifër kjo më e lartë se ajo e 20 viteve sëbashku. Kreu i bashkisë, Ndrec Dedaj, e njohu kryeministrin me ecurinë e punimeve për rikualifikimin e qëndrës së qytetit, punimet që po bëhen në shkollën e mesme të Rrëshenit dhe lotin e parë të rrugës hyrëse për në qytet.