KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurori Llalla në SHBA
Kryeprokurori Llalla në SHBA

Kryeprokurori Llalla në SHBA

Prokurori i Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla gjendet këtë javë në SHBA për disa takime lidhur me luftën kundër terrorizmit, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe probleme të krimit të organizuar në Shqipëri. Takimet do të zhvillohen në Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Me interes priten mesazhet e partnerëve amerikanë për prokurorinë shqiptare, e cila është vënë në qendër të kritikave për përpjekje të pamjaftueshme veçanërisht për të luftuar korrupsionin në vend, i cili është mjaft shqetësues. Ndërkaq disa qëndrime të zyrtarëve amerikanë se nuk do të japin viza për zyrtarët e korruptuar shqiparë mendohet të jenë në fokusin e bisedave, prej të cilave mund të mesohet më shumë rreth kësaj teme mjaftë të ndjeshme për opinionin shqiptar. Zoti Lalla disa herë ka deklaruar se priten ndalime të bujshme brenda rradhëve të politikës, por kjo nuk ka ndodhur.