KRYEFAQJA » LAJME » Kryqi i Kuq dhe Shoqata e Talasemikëve
kryqi i kuq, dhuro gjak, talasemi, shoqata e talasemikeve, lushnje, banka e gjakut

Kryqi i Kuq dhe Shoqata e Talasemikëve

Kriza e vazhdueshme që përfshin të sëmurët me talasemi në Lushnje, do të kapërcehej nëse çdo muaj do të kishte dhurime masive vullnetare. Kryetari i shoqatës së talasemikeve në Lushnje, Dritan Sema, njëherazi edhe babai i një fëmije 12- vjeç me talasemi, tregon sesa e veshtirë është bërë jeta e fëmijeve nga mosmarrja e gjakut.

z.Sema thotë se Komiteti Kombëtar për Strategjinë e Dhurimit të Gjakut që u ngrit për të gjetur rrugët në sigurimin e gjakut nuk mblidhet ndaj nxitjen e dhurimeve vullentare e sheh si përgjegjësi të insitutcioneve.

Në të njëjtën linjë është edhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq. Ai thotë se pavarësisht rritjes së lehtë të numrit të dhurimeve, përsëri është shumë pak në krahasim me nevojat aktuale, ndërkohë që bashkëpunimi me institucionet e sheh të ngurtë.

Në pritje të zgjidhjeve afatgjata, pacientëve talasemikë ju mbetet të mos rreshtin ecejakjet drejt bankës së gjakut dhe të mjaftohen me sasirat e pakta që sigurohen në mënyrë sporadike nga individë të përgjegjshëm.