KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KS i OKB-së miraton rezolutë kundër abuzimeve seksuale të paqeruajtësave
KS i OKB-së miraton rezolutë kundër abuzimeve seksuale të paqeruajtësave

KS i OKB-së miraton rezolutë kundër abuzimeve seksuale të paqeruajtësave

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të hartuar nga SHBA-të me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Bank Ki Mun për parandalimin dhe luftimin e rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual nga ana e paqëruajtësve të kësaj organizate. Kjo rezolutë parashikon, riatdhesimin e çdo njësie ushtarake apo policiore të një kontigjenti të caktuar kur ka prova të besueshme që kjo njësi ka kryer shfrytëzim apo abuzim seksual të përhapur apo sistematik.
Para miratimit të dokumentit, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mun paraqiti para këshillit me 15 anëtarë, listën me emrat e vendeve ku ka patur raportime për raste veprimesh të tilla nga personeli i OKB-se. OKB-ja ka qenë nën shenjësten e akuzave të përdhunimit të fëmijeve dhe abuzimeve të tjera seksuale nga ana e paqëruajtësve të saj, veçanërisht atyre të dislokuar në Republikën Qëndrore Afrikane dhe Kongo. Organizata thotë që gjatë vitit 2015 janë marrë rreth 69 akuza për abuzim dhe shfrytëzim seksual që pretendendohet se janë kryer nga paqeruajtësit e saj, dhe 25 akuza të tjera gjatë këtij viti.