KRYEFAQJA » LAJME » Ksera në “arrest me burg”, Berisha “atavizëm e kohës së shkuar”
Ish-ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi është dhënë të dielën në meditë nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes së 30 milionë lekëve duke shpërdoruar detyrën. Po kjo gjykatë ka vendosur arrestin me burg për një ish vartësin e ministrit dhe detyrim paraqitje për dy persona të tjerë. Policia ka shpallur në kërkim edhe tre ish zyrtarë të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Sipa prokurorit ministria ka lëvruar fondin prej 30 milionë lekësh për aktivitete që nuk janë mbajtur. Avokati i ish ministrit, zoti Genc Gjokutaj, i hodhi poshtë akuzat ndaj klientit të tij. "Do e apelojmë këtë vendim që besoj se nuk do e ketë jetën të gjatë, pasi nuk ekzistojnë as kushtet e as kriteret për këtë masë sigurie" tha avokati Gjokutaj. Po të djelën ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha. “Arrestimet jashtë flagrance, pa pyetur kurrë të arrestuarin, janë atavisëm i kohërave të shkuara, dëshmi e dobësisë ekstreme të atij që lëshon urdhërarrestin!" shkruan ai në Fejsbuk.

Ksera në “arrest me burg”, Berisha “atavizëm e kohës së shkuar”

Ish-ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi është dhënë të dielën në mesditë nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes së 30 milionë lekëve duke shpërdoruar detyrën. Po kjo gjykatë ka vendosur arrestin me burg për një ish vartësin e ministrit dhe detyrim paraqitje për dy persona të tjerë. Policia ka shpallur në kërkim edhe tre ish zyrtarë të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Sipas prokurorit, ministria me këmbënguljen e Kserës, ka lëvruar fondin prej 30 milionë lekësh për aktivitete që nuk janë mbajtur kurrë. Avokati i ish ministrit, zoti Genc Gjokutaj, i hodhi poshtë akuzat ndaj klientit të tij. “Do e apelojmë këtë vendim që besoj se nuk do e ketë jetën të gjatë, pasi nuk ekzistojnë as kushtet e as kriteret për këtë masë sigurie” tha ai.
Po të djelën ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha. “Arrestimet jashtë flagrance, pa pyetur kurrë të arrestuarin, janë atavisëm i kohërave të shkuara, dëshmi e dobësisë ekstreme të atij që lëshon urdhërarrestin!” shkruan ai në Fejsbuk.