KRYEFAQJA » LAJME » Ksera pranon gjykimin e shkurtuar, rrezikon 5 vite burg
KSERA PRANON GJYKIMIN E SHKURTUAR, RREZIKON 5 VITE BURG

Ksera pranon gjykimin e shkurtuar, rrezikon 5 vite burg

Gjykata e Tiranës vendos gjykim të shkurtuar ndaj ish-ministrit Spiro Ksera. Pas më shumë se 5 muaj hetime ish Ministri i punës në qeverinë Berisha, sot i pandehur, me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, pranon aktet e prokurorisë duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit në rast se rezulton fajtor nga gjykata. Prokuroria e akuzon Spiro Kserën për veprime të paligjshme, të cilat i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 30 milion lekësh, si pasojë e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumentave. Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë. Këto para u morën nga Buxheti i Shtetit, por vetë Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit grek në vendin tonë.