KRYEFAQJA » LAJME » KSHH nxit zbatimin e ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
komiteti helsinik, kshh, media, liria, zbatimi i ligjti, gazetari.PNG

KSHH nxit zbatimin e ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

E kemi dëgjuar shpesh nga diplomatët e akredituar në vendin tonë se Shqipëria ka ligje të mira, por zbatimi i tyre nuk është në të njëjtat nivele. E njëjta gjë po ndodh edhe me ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i miratuar në tetor e 2014-ës. Shqetësimi është ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë një forumi ku përfaqësues të medias diskutuan mbi risitë dhe rëndësinë e këtij ligji. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është drejtuar 19 ministrive dhe kryeminsitrisë për t’u informuar rreth zbatimit të këtij ligji. “Tre institucione shtetërore, Kryeministria, Ministria e Integrimit Europian dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk na kanë kthyer ende një përgjigjë. I kemi kërkuar informacion për planë vjetore që kanë të bëjnë me aktet që do t’i nënshtrohen procesit të njoftimit dhe konsultimit publik, sepse shohim që ka një mungesë informacioni. Ne nuk dimë se cilat janë projekt-aktet për shembull, që po diskutohen në Ministrinë e Drejtësisë” tha drejtorja ekzejutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit Erida Skendaj.

Ndonëse ligji vlerësohet si i mirëhartuar, ekspertët e medias sugjerojnë që ai t’u ofrohet përdoruesve në një formë më të thjeshtë. “Duhen doracakë shumë të thjeshtë për gazetarët, por jo vetëm për gazetarët e medias tradicionale, sepse zakonisht gazetarët e medias tradicionale i marin produktet e gatshme, por duhet shpërndarë edhe për atë që quhet ‘gazetar qytetar’, për rrjetet sociale” thotë gazetari dhe eksperti i media Lutfi Dervishi.

Në rastet kur do të vërehen projekte, që prekin lirinë shprehjes, KSHH angazhohet që të bejë informimin e medias dhe palëve të interesuara përmes shpërndarjes së tyre.