KRYEFAQJA » LAJME » KSHH rekomandon gjyqtarin e shtypit

KSHH rekomandon gjyqtarin e shtypit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi tryezën mbi diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga studimi për ndëshkueshmërinë e veprave penale të korrupsionit në sektorin publik, të dhëna nga Gjykatat e Rrethit Gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatat e Apelit Tiranë Durrës. Debati publik e juridik synon t`i vijë në ndihmë ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Proçedurës Penale në kuadër të reformës në drejtësi e luftës ndaj korrupsionit në gjyqësor. Një nga rekomandimet ishte nevoja e ngritjes së strukturës për marrëdhëniet me publikun dhe emërimi i gjyqtarit të shtypit me qëllim rritjen e transparencës dhe afrimin e sistemit më pranë publikut. Një studim analize i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për ecurinë e shqyrtimit të denoncimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, lidhur me shkelje të ndryshme në sektorin publik, në gjyqësorin e Tiranës e Durrësit për një periudhë 2 vjeçare, do t`i shërbejnë debatit mbi nevojën e ndryshimeve në Kodin Penal e të Proçedurës Penale. E gjithë kjo në kuadër të reformës në drejtësi e luftës ndaj korrupsionit .